Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Amerika Latine/ Anija e mbushur me kokainë mbërrin në ishujt Marshall

23:58 / December 17, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drogaa anija
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngarkesë e madhe me drogë është gjetur e braktisur në ishujt Marshall, kanë deklaruar autoritetet vendase. Mendohet se anija me 649 kg kokainë, që kap vlerën e 80 milionë dollarëve, mund të jetë zhvendosur nga Amerika Latine, duke kaluar ndoshta muaj të tërë në Oqeanin Paqësor.

Anija me gjatësi 5.5 metra u gjet nga një banor i cili u mundua ta lëvizë, por kuptoi se ajo ishte shumë e rëndë. Pasi njoftoi policinë, u zbulua se brenda saj kishte qindra pako me drogë, në një ndarje të fshehur brenda barkës. Prokurori i Përgjithshëm i Ishujve Marshall, Richard Hickson, tha se anija mund të ketë lundruar për më shumë se një vit dhe ka shumë të ngjarë të ishte nisur nga Amerika Qëndrore ose Jugore.

Rrymat e Oqeanit Paqësor shpesh shtyjnë mbetjet nga atje në Ishujt Marshall, ndaj kjo nuk është ngarkesa e parë e drogës që kapet në ishull. Pjesën më të madhe të kohës, droga e gjetur shitet nga vendasit dhe nuk raportohet tek autoritetet. Kjo gjë ka çuar në përdorimin e shumtë të kokainës nga banorët lokalë, dhe spitalet kanë raportuar një rritje të pacientëve me komplikime në lidhje me konsumimin e drogës.

anija Droge marshall mberrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.