Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Amerikanët u befasuan”/ Luftë dhe garë e fortë, Rusia jep super-lajmin: Kemi gati vaksinën brenda 10 gushtit

10:22 / July 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vazhdon të jetë një garë e fortë se cili shtet do ta nxjerrë vaksinën i pari. Rusia synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, në më pak se dy javë, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj, raporton CNN.

Një zyrtar rus i ka thënë CNN se po punojnë për miratimin e vaksinës në 10 gusht ose edhe më parë, krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë. Të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë. “Është një moment i ngjashëm me Sputnikun”, tha Kirill Dimitriev, kreu i Fondit të Shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet për vaksinë në Rusi, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957. “Amerikanët u befasuan kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. Njëlloj do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do të ketë arritur e para ta bëjë”.

Megjithatë, Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e saj. Kritikët në vend thonë se ky nxitim vjen nga dëshira e Kremlinit për të shfaqur vendin si një vend lider në shkencë. Gjithashtu ka shqetësim se testimet e vaksinës te njerëzit nuk janë bërë të plota.

Në të gjithë botën po zhvillohen dhjetëra testime për vaksina të ndryshme, por shumica e tyre këmbëngulin se ka ende punë për të bërë para se një vaksinë e saktë të miratohet për përdorim të gjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.