Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

AMF publikon policat e reja të sigurimit të detyrueshëm, çfarë duhet të kini parasysh nga 1 korriku

13:07 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Siguracion makina 972
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik tre modelet e policave të reja të sigurimit të detyrueshëm, në zbatim të ligjit të ri, që hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti.
Bëhet fjalë për policën e sigurimit TPL, policën e pasagjerëve në transportin publik dhe policën e sigurimit kufitar. Modelet e reja të policave, që pasi t’i nënshkrohen konsultimit publik, pritet të miratohen nga Bordi i Autoritetit, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në kushtet e përgjithshme, në faqen e pasme të policës së sigurimit TPL, përfshihet detyrimi ligjor i shoqërive të sigurimit për të shpërndarë formularin “Raportit Evropian i Aksidenteve”, së bashku me policën e sigurimit. Ky formular do të përdoret në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30 mijë lekë, nëse drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për përgjegjësinë dhe nënshkruajnë formularin, pa lindur nevoja që polica rrugore të vijë në vendngjarje.

Gjithashtu, në policën e re të sigurimit reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.

Mes ndryshimeve të reja është edhe ai që ka të bëjë me shmangien e Fondit të Kompensimit, ku palës së dëmtuar në një aksident i jepet e drejta t’i drejtohet me kërkesë për dëmshpërblim drejtpërdrejt shoqërisë së saj të sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar, mbi çdo dëm të shkaktuar mbi pronën apo shëndetin e tij.

Gjithashtu, në pjesë e pasme të policës së re të sigurimit TPL, janë reflektuar ndryshimet ligjore në lidhje me limitet e përgjegjësisë, ku parashikohet rritje e tyre në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, në 1 korrik të këtij viti, shoqëruar me rritje graduale nga 1 janari 2022 deri në 31.12.2026.

Ndryshimet ligjore janë reflektuar gjithashtu edhe te kushtet e përgjithshme te polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik, si edhe policat e sigurimit kufitar. Personat që presin siguracionin duhet të lexojnë paraprakisht kushtet e përgjithshme të sigurimit, për t’u informuar edhe për rastet kur mund të përjashtohen nga mbulimi me sigurim, ose dëmshpërblimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.