Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Amnistia dhe pasaportat e arta, opozita thotë se qeveria po cenon integrimin

13:38 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaportat e arta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi i Europian refuzon, por qeveria “Rama 3” nuk tërhiqet për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat pasaporta të arta. Sa i përket nismës qeveritare për të formalizuar paratë jashtë sistemit bankar, Brukseli ende po këmbëngul përmes negociatash që pala shqiptare të rishikojë draftin. Unioni kërkon garanci që Shqipëria të mos kthehet në një oazë të pastrimit të parave. Për zv/ministrin e Financave, njëkohësisht edhe një nga anëtarët e grupit negociator, Besart Kadia, si amnistia ashtu edhe marrja e shtetësisë shqiptare në këmbim të investimeve në vendin tonë nuk janë ende në fazën që mund të cenojnë Shqipërinë në procesin negociues me BE.

“Edhe vende anëtare shpeshherë marrin iniciativa ligjore që Komisioni Europian mendon se nuk duhet ndërmarrë. Do të kujtoja vendet e Europës lindore. Nuk jemi në kushtet që kemi ndërmarrë një ligj specifik që është miratuar dhe ata kanë thënë se kjo do t’iu kushtëzojë në rrugën e integrimit europian. Për sa kohë nuk ka ndodhur atëherë është pyetje hipotetike e cila do të thosha nuk është fare shqetësuese në procesin ku jemi aktualisht”, thotë Kadia për A2 CNN.

Në ndryshim nga përfaqësuesi i qeverisë, kryetarja Komisionit parlamentar të Integrimit, demokratja Jorida Tabaku si dhe ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, pretendojnë se amnistia fiskale dhe pasaportat e arta mund të kthehen në një pengesë të Shqipërisë në rrugën e e integrimit europiane.

Nga shoqëria civile organizata Lëvizja Europiane në Shqipëri, e specializuar në çështjet e integrimit, , mendon se BE nuk do ta tolerojë Shqipërinë të ecë përpara me pasaportat e arta. Gledis Gjipali sjell eksperiencën e vendeve të tjera të unionit. Kryeministri ka thënë do të bëhet me çdo kusht, ndërsa i ka propozuar BE që të monitorojë të gjithë procesin.

Pasaportat e arta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.