Zv/kryeministrja Belinda Balluku, thotë se progres-raporti flet për një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport. Po ashtu ajo tha se amnistia fiskale është bërë edhe nga shtete të tjera, dhe që nuk po bëhet nga vendi ynë për herë të parë.
“Në progres-raport shkruhet “could”, që do të thotë “mund”. Jemi duke folur për një draft, kështu që pozicioni i komisionit dhe çfarë progres-raporti tregon, flet për mundësinë, që do të thotë një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport. Amnistia fiskale për ne është shumë e rëndësishme, e konsultuar me 500 mijë qytetarë.
Amnistitë fiskale janë bërë dhe nga shtete të tjera, nuk po bëhet nga vendi ynë për herë të parë. Ne i dëgjojmë shqetësimet e Bashkimit Evropian, mësojmë nga gabimet që kanë bërë vendet e tjera të BE-së, për të bërë një proces sa më të mirë, që nuk bie ndesh me kërkesat e Komisionit, por edhe mos të bjerë ndesh me dëshirën e shqiptarëve”, shtoi zv/kryeministrja.