Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Ka një listë të gjatë të individëve që nuk përfitojnë, ja si do të veprohet

15:23 / September 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji i amnistisë fiskale, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen. Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke bërë një plotësuar një format vetëdeklarimi.

“Dua të theksoj që projektligji, i cili është në konsultim, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre që nuk përfitojnë nga kjo amnisti. Pra, përfshin funksionarë publikë dhe familjarët e tyre, subjekte që janë pjesë e deklarimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, subjekte që kanë pasur rekorde penale në Shqipëri, të gjithë subjektet që janë pjesë e ligjit të OFL-së. Lista e përjashtimeve është shumë e madhe dhe nëpërmjet kësaj liste do sigurohemi që asnjë para që është përfituar nga aktivitete kriminale, nuk do të legalizohet nëpërmjet kësaj amnistie. Duam të amnistojmë dhe legalizojmë ato para që janë fituar nga puna dhe kjo do të kryhet nëpërmjet një formati vetëdeklarimi, ku secili individ do të vetëdeklarojë. Mbas aplikimit me vetëdeklarim të çdo qytetari, një grup i posaçëm i administratës tatimore, përmes një sistemi elektronik do të shkëmbejë të dhëna me një numër institucinoesh të parashikuara në ligj, për të parë nëse janë apo jo subjekt i amnistisë,”- theksoi ajo.

Sot, Bashkimi Evropian ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për amnisitinë fiskale që legalizon paratë e emigrantëve shqiptarë. Një ditë më parë, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Ai tha se nuk do të lejonte asnjë ndërkombëtar që të fyente emigrantët shqiptarë duke vënë në dyshim burimin e të ardhurave të tyre nga puna jashtë Shqipërisë.

Qeveria shqiptare i është rikthyer projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet ndërkombëtare financiare e kritikuan draftin e vitit 2020, por autoritetet thonë se këtë herë ai vjen i përmirësuar. Para dy vitesh ajo u tërhoq nga nisma pas kritikave të institucioneve financiare ndërkombëtare. Edhe pse zyrtarët thonë se vërejtjet janë reflektuar në projektin e ri, ekspertët, Opozita dhe disa dhoma biznesi si ajo amerikane, gjermane dhe dhoma e tregtisë dhe industrisë Tiranë, e kundërshtojnë aministinë, duke thënë se ajo nxit informalitetin dhe i hap rrugë depërtimit në ekonomi të parave të siguruara nga aktivitete kriminale. Qeverisë do t’i duhet edhe konsensusi i opozitës, pasi për miratimin në Kuvend të aministisë kërkohen 84 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026

Raporti/ Doganat në 9 muaj humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat doganore

20:29 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.