Kryeministri Edi Rama, tha këtë të premte se qeveria që ai drejton do ta bëjë ligjin për amnistinë fiskale, duke shtuar se duan ta bëjnë më mirë. Kreu i qeverisë u shpreh i ashpër ndaj kritikave të Dhomave të Tregtisë kundër këtij projektligji.
“Ne këtë ligj do ta bëjmë dhe ne duam ta bëjmë sa më të mirë. Për këtë arsye ligji ka pësuar edhe ndryshime si rezultat i sugjerimeve. Kemi vënë tavanin 2 milionë euro, familjare dhe jo personale. E dyta kemi vendosur që për 5 vjet, se lexoja Dhomat e Tregtisë me flamujt e euroatlantizmit që thonin se kjo është skemë do vijnë, do i lejnë këtu dhe do i nxjerrin nga dera. Si i nxjerrin kur ligji thotë që 5 vjet do i lesh në Shqipëri, do i investosh këtu. Si i bëhet kjo?
Kemi bërë Këshillimin e Parë Kombëtar. 66% e thuajse gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar që emigrantët shqiptarë, se kjo bëhet për emigrantët në radhë të parë, por edhe për ata që janë këtu. Do thoni që Shqipëria do nxjerrë cashin të tërë në sipërfaqe me këto teoritë konvencionale që “prit prit se do vijë”. Jo. Kjo është një nga instrumentet. Këta njerëz kanë një të drejtë në këtë vend, apo nuk quhet?
Unë mendoj që është e para. E gjitha kjo nuk vjen si rezultat i mosrespektit për Shqipërinë për të të marrurit pak si lehtë të Shqipërisë si rezultat i asaj që ne i bëjmë vetes se nuk kanë faj partnerët. Kur bëjmë këtu raporte për organizma ndërkombëtarë dhe ne nxijmë shkatërrojmë komplet imazhin e vendit tonë dhe ata pastaj i nxjerrin në emrin e tyre. S’kanë faj ata se janë raporte bio nga Shqipëria”.