Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji ka depozituar në Kuvend një amendament për projektligjin për amnistinë penale, që vetë ai të mos jetë përfitues, sikurse është shkruar në media që ka një ”pazar” me PS-në, që Rithemelimi të japë votat për votimin e amnistisë dhe që Salianji të jetë përfitues. Por me këtë veprim, deputeti ka rrëzuar çdo dyshim.

