Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Amnistia për të burgosurit/ Përfitojnë gratë, burrat mbi 60-vjeç dhe të miturit

14:50 / December 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali burgjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria miraton draftin për amnistinë e fundvitit për gratë e burgosura, 6 fëmijë të mitur, burrat të dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç. Në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë ulje dënimi.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se shpreson që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë, çka do të thotë se duhet miratuar në seancën plenare. Ajo tha se në fokus të kësaj amnistie kanë qenë gratë dhe kategoritë e veçanta por theksoi se personat e dënuar për krime të rënda dhe shumë të rënda, të përfshira në këto kategori nuk do të përfshihen në amnisti.

“Miratohet drafti për amnistinë. Qëndrimi dhe angazhimi i qeverisë ka qenë që kjo amnisti t’i dedikohej grave dhe kategorive të veçanta. Nga kjo amnisti në bazë të gjitha kritereve, nga 56 gra që vuajnë dënimin fitojnë lirimin gjysma e tyre, ndërsa gjysma tjetër përfitojnë uljen e dënimit me 1/3. Nga kjo amnisti përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash. 4 të dënuar të mitur lirim, 2 perftojne 1/3 ulje. Përfitojnë burra që janë të dënuar deri ne 2 vite burg, ose ju kane mbetur për të vuajtur 2 vjet burg. Një kategori tjetër përfituese janë burrat mbi 60 vjeç. Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë”, tha Gjonaj.

Tashmë do të duhet që ky draft të kalojë në Kuvend për t’u miratuar, ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca e radhës plenare do të jetë në janar, pas seancës së fundit për këtë sesion parlamentar ku u miratua Buxheti 2020 dhe paketa ‘Anti-Shpifje’.

Më 20 shtator 2019 në një interpelancë me gratë e burgosura në burgun Ali Demi në kryeqytet, Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në krah me drejtorin e burgjeve Agim Ismaili premtoi se Krishtlindjet dhe Vitin e Ri disa prej tyre do t’i kalonin në shtëpi. Pritet që me amnistinë e fundvitit minimalisht 650 të dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vite dhe gratë mbi 50 vjeç të ishin përfituesit e këtij vendimi. Amnistia e përgatitur edhe me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve do të ndikonte dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, por mbetet për t’u parë nëse në sesionin e janar 2020 do të futet apo jo për miratim.

731 të dënuar e undit që patën mundësi të liroheshin nga amnistia i përkasin vitit 2016, ndërsa prej tre vitesh një projektligj për amnistinë nuk ka mundur të kalojë në parlament para mbylljes së vitit edhe pse është premtuar publikisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.