Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për një grup kriminal që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë.
Në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare. AMP ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.
Në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë.
Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve i ka dhënë automjetin e tij privat shtetasit sirian. AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.
