Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

AMP pezullon nga detyra tre efektivë të forcave “Shqiponja”, dhunuan një shofer

10:43 / June 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amp 007
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë)  ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja”

Pezullimi i tyre vjen pas një ngjarjeje të ndodhur më 8 maj, ku tre efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto janë përfshirë në një konflikt fizik me një drejtues automjeti.

Për shkak të përplasjes, shoferi i automjetit përfundoi duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.  

“Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.”, njofton AMP.

Ndaj tre efektivëve rëndon vepra penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. Ky vendim i AMP vjen në zbatim të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre efektivët. 

Tre efektivët e pezulluar:

Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

amp dhunuan shofer shqiponja tre police
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.