Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Amsterdami largon shtëpitë publike nga qendra

20:21 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepi publike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitrinat e shtëpive publike në zonën ‘me drita të kuqe’ në Amsterdam do të mbyllen dhe ‘qendra erotike’ do të zhvendoset tjetërkund, kanë rënë dakord së fundmi këshilltarët bashkiakë.

Propozimi i  kryebashkiakes Femke Halsema, për mbylljen e shumicës së vitrinave me drita të kuqe në rrugët e ngushta rrotull limanit të kryeqytetit, është mbështetur nga përfaqësuesit e partive politike.

Kështu që punonjëset e seksit në zonën  De Wallen do të zhvendosen në një tjetër qendër  të ndërtuar posaçërisht nëAmsterdam, vendndodhja e së cilës nuk është përcaktuar ende.

Mbyllja e vitrinave të seksit ishte kërkuar prej kohësh nga partitë CDA e ChristenUnie por tashmë është mbështetur edhe ngaVVD, partia e kryeministrit në ikje Mark Rutte, si dhe nga partia Laburiste dhe Të Gjelbrit.

“Kjo ka të bëjë me një rinisje të Amsterdam si një qytet vizitorësh,” tha Dennis Boutkan, i partisë laburiste. Përfaqësuesi i CDA, Diederik Boomsma tha: “Turistët janë të mirëpritur të shijojnë bukurinë  dhe lirinë e qytetit, por jo me çdo kusht. Ne u detyruam të ndërhynim”.

Halsema argumentonte se vitrinat e seksit u mbyllën sepse femrat që punojnë në atë zonë janë kthyer në një atraksion turistik, duke u bërë objekt abuzimesh e ngacmimesh.

Kur idea u propozua fillimisht një grup i ri lobimit i quajtur ‘Red Light United’ tha se 90% e 170 femrave që punojnë në zonë kundërshtojnë zhvendosjen dhe kërkojnë të mbeten në rrugicat pranë kanaleve ujore Singel e De Wallen.

shtëpitë publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet avioni ushtarak në Greqi, vdesin dy pilotë

18:34 / September 5, 2026

Rusia sulmon aeroportet ukrainase

18:09 / September 5, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.