Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

16:41 / July 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 03 163951
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Enver Robelli

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon ashpër fjalimet në tubimin e fundit të studentëve dhe opozitës serbe në Beograd. Protestat kundër regjimit autoritar të Aleksandar Vučić-it në Serbi, të nisura nga një lëvizje studentore në nëntor 2024, kanë arritur përmasa të mëdha. Më 28 qershor 2025, rreth 140 mijë qytetarë u mblodhën në Beograd për të kërkuar zgjedhje të reja. Por siç shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, protesta shënoi edhe një kthesë shqetësuese: brenda kësaj lëvizjeje po forcohet gjithnjë e më shumë një nacionalizëm i ashpër serbomadh, që risjell në kujtesë retorikën e viteve të hershme të regjimit të Slobodan Milošević-it.

Zgjedhja e 28 qershorit – “Vidovdanit”, dita e Betejës së Kosovës – si datë e tubimit, ishte tregues simbolik. Hapjen e protestës e bëri një student me tone të ashpra, që foli për “lutje dhe gjak që bëhen një”, për “tokën e paraardhësve” dhe lexoi publikisht një tekst të peshkopit Nikolaj Velimirović, figurë nacionaliste dhe admirues i Hitlerit.
Siç përshkruhet në Frankfurter Allgemeine Zeitung, kjo nuk ishte një devijim i izoluar, por pjesë e një atmosfere të përgjithshme që sundoi protestën.

Një profesor letërsie lavdëroi publikisht Radovan Karaxhiçin dhe bëri thirrje për mbrojtjen e “serbëve jashtë Serbisë” në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut – kod për projektin e Serbisë së Madhe. Në vend që të theksonin rëndësinë e demokracisë dhe shtetit ligjor, shumë nga fjalimet u përqendruan në glorifikimin e “viktimave serbe” dhe bënë thirrje për bashkim kombëtar, duke lënë në hije qëllimin fillestar të lëvizjes.

Audienca e cila brohoriste ndaj këtyre mesazheve ngjalli kujtime të dhimbshme në qytete si Prishtina, Sarajeva apo Vukovari, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Dikur, kur flitej për “eshtrat e paraardhësve serbë” dhe për vendet ku ata janë varrosur, pasonin luftëra dhe krime kundër popujve joserbë në gjithë Ballkanin.

Megjithëse jo të gjithë studentët ndajnë këto qëndrime, mungesa e distancimit të qartë ndaj nacionalizmit i lë hapësirë zërit më të errët të shoqërisë serbe. Po të ndahej nga kjo rrymë, lëvizja do të dobësohej numerikisht, por do të forcohej në besueshmërinë e saj si përfaqësuese e vlerave demokratike. Në vend që të sfidojnë autokracinë me parime të qarta demokratike, disa brenda protestës po përpiqen ta tejkalojnë Vučić-in në krahun e djathtë. Por, siç përmbyll Frankfurter Allgemeine Zeitung, edhe kur e kalon një autokrat nga e djathta, mbetesh në një rrugë të rrezikshme dhe të gabuar.

anti protesta Enver Robelli serbi studentë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.