Ana Kauri vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të “Për’puthen”. Ish-konkurrentja, e cila është tepër aktive në Instagram, ka pyetur ndjekësit e saj për planet e tyre për vitin 2021 dhe i është përgjigjur me video. Një ndër fansat e bukuroshes brune, e ka ngacmuar për setet e fundit fotografike që ajo ka realizuar. “Për çfarë i ke bërë ato foto, do bësh ndonjë këngë a je në spot të dikujt?”, i shkruan ai. Kaq ka mjaftuar që Ana të “revoltohet” dhe të japë edhe një mendim per personazhet e tjerë të programit të dashurisë të cilët kanë bërë këngë.
“Jeni bërë të gjithë me zemër për këtë pjesë. Nuk e kuptoj se ku është problemi në këtë mes. Kanë qejf të këndojnë, le të këndojnë. Është mirë kur çdokush plotëson dëshirat e tij. Në rastin tim unë thjesht kam bërë një set fotografik dhe asgjë më shumë për qejfin tim”, thotë ajo përmes një videoje