Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analistët: Figurat e reja “pro” Rama, pjesë e kabinetit të ri! Andoni: PS po shmang “xhaketat” e vjetra, s’kontribuan! Çupi: Mandati i tretë, i jep fund “vuajtjes” 30-vjeçare

21:50 / July 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cupi andoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në shtator pritet të formohet kabinetit i ri qeveritar. Analistët Frrok Çupi dhe Ben Andoni mendojnë se në qeverinë Rama 3 do të ketë figura të reja

“Unë besoj se do të jenë figura politike që janë pro Ramës dhe jo ato që  kundërshtojnë për të dërgur reformat përpara, pasi njërzit vizionar eklipsojnë  vizionin e tij. Uroj  që Rama të jetë  më i shëndetshëm për sa i përket kabinetit të ri, duke iu referuar edhe punës së SPAK-ut apo kalbëzimeve në dikasteret që kanë lidhje me tënderat por edhe në drejtime të tjera”, tha Andoni.

“Duke studiuar Kryeministrin,  edhe marrë shkas nga situata do jenë me figura të reja, për të kryer misionet e mandatit të tretë”, tha Çupi .

Për Andonin, “xhaketat” e vjetra do të largohen për tu hapur rrugë të rinjve.  

“Ramës nuk i duhen më xhaketat e vjetra. E para sepse ato nuk ndjekin hapin e tij, dyta  janë të papërshtatshme për reformat moderne, e treta, një pjesë e tyre kanë treguar se nuk e durojnë retorikën e lodhshme të z. Rama. Por edhe brezi i ri i studiuar mirë duan gjëra që  janë më afër me realitetin. Ramës i intereson më shumë të mbajë pranë të rinjtë, pasi për shkak të idealizmit të tyre u premtohet më kollaj”, shtoi Andoni.

“Kryeministria ka lënë pas disa persona që kanë pas një rrugë në PS e jo kontribute, pasi kontributet janë të rralla. Ata janë thjeshtë marrës dhe jo dhënës. Në politikë kemi  njerëz  pa vepër…Ardhja e të rinjve është e domosdoshme dhe ekzistente”, nënvizoi Çupi .

Analistët janë të bindur se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të shërbejë për të përmyllur reformat historike dhe për ti dhënë fund tranzicionit

“Mandati i tretë  do të kurorëzoj përpjekjen e shqiptarëve për demokraci në këto 30-vite. Ndërtim i drejtësisë, vijimësi jashtë krimit, korrupsionit veseve që ndërtojnë portret negativ para botës”, tha më tej Çupi .

“Rama beson shumë tani te bujqësia moderne, reforma e sistemit arsimor, apo thirrja për brezin e arsimuar jashtë”, deklaroi Andoni.

Legjislatura e re fillon punë në muajin shtator, Kryeministri Edi Rama do të formojë brenda shtatorit qeverinë e 3 pas fitores së 25 prillit.

xhaketat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.