Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analisti Artan Hoxha: Malltezi nuk është pyetur ende. SPAK ka hyrë në politikë kundër opozitës

23:29 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Artan Hoxha thotë se Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, i cili po mbahet i arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, nuk është pyetur ende dhe sipas tij kjo ngre hije dyshimi mbi këtë hetim.

I ftuar në emisionin Opinion, duke diskutuar për këtë çështje që bëri bujë gjatë fundjavës, analisti Hoxha veçon dy aspekte të kësaj historie.

“Është një detaj që ne lexojmë vetëm aktin e Prokurorisë. Por Jamarbër Malltezi nuk është pyetur. Duhet të kemi pak durim të dëgjojmë dhe palën tjetër. Në qoftë se tjetri që dyshohet nuk është i dhënë mundësi të shprehet, arsyetimi i çdo njeriu bazuar te njëra palë do ishte i deformuar. Nuk duhet të futemi në analiza ku patjetër duhet të dëgjojmë dhe palën tjetër.

E vetmja që është lëvruar mirë në gjithë këtë histori janë 2:

1-Pse nuk shkon prokuroria në Kuvend por shkon në gjykatë drejtpërdrejt? Kjo është temë e madhe kushtetuese. Imuniteti nuk i takon deputetit, është privilegj i kuvendit.

2-Ajo që është thelbi i çështjes, është që Kryeministri i vendit nga prokuroria ka dyshime të arsyeshme që ky një serial ndryshimesh ligjore që lidhen me një nga temat më të rëndësishme të programit politik të asaj partie, gjithë këtë aksion të madh e bëjnë sikur e gjitha kjo është bërë për të favorizuar vezën e vogël. Unë këtë s’e besoj as për Berishën, as për Ramën, as Metën që një paketë të tërë ligjore, nuk e besoj dot që Kryeministri i Shqipërisë që të bëjë paketa normative të këtyre përmasave për të favorizuar një familjar”.

Sipas Artan Hoxhës, me vendimin për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, SPAK-u dhe GJKKO kanë hyrë në politikë.

“Gjithçka tjetër tregon që nuk është gjë vetëm për të nxjerrë Sali Berishën fajtor. Tjetra është si nuk janë thirrur njëherë dhe Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Në këndvështrimin e prokurorisë që në origjinë të çështjes, këta të dy janë fajtorë. SPAK-u me gjykatën na kanë treguar edhe njëherë që janë një organizim që kanë hyrë fort në politikë kundër opozitës”.

Artan Hoxha jamarber malltezi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.