Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analisti flet për kreun e ri të SPAK, thumbon hapur Krajën: Dumani është i pastruar nga ‘bishtat’

22:23 / December 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dritan Hila i ftuar në një emision tha se besueshmëria e publikut te SPAK-u ka një rënie të madhe dhe se pritet që Dumani të ketë rezultate pasi ndryshe nga paraardhësi i tij Arben Kraja është i pastruar nga ‘bishtat’, duke iu referuar justifikimeve të Krajës.

 A e fitoi ambasadorja Yuri Kim betejën me kryeministrin apo anëtarët e KLP-së votuan të pandikuar sipas bindjeve?

“Është e vështirë të thuash se duhet të jesh mes Yuri Kim dhe Edi Ramës. Me sa duket kryeministri kishte një të preferuar tjetër, Yuri Kim kishte një të preferuar tjetër. Fitoi Yuri Kim me një stil ashtu siç votoi dhe reformën në drejtësi, një presion të hapur mbi votuesit, mbi anëtarët e KLP-së. Mua më duket një fitore e Yuri Kim, megjithatë të shohim çfarë rezultatesh do ketë Dumani. Ai ka tre vjet në atë prokurori. Besueshmëria e publikut te SPAK-u ka një rënie të madhe. Duke qenë se SPAK-u është maja e reformës në drejtësi, ajo ku amerikanët u investuan më shumë, pritet që Dumani të ketë rezultate. Në qoftë se Kraja kishte justifikimet e veta se nuk kishte BKH-në, nuk kishte strukturën e plotësuar, e ngarkuan dhe me vjedhje pasqyra makinash, tani Dumani është i pastruar nga këto bishta dhe ka mundësinë që të fusë në efiçencë SPAK-un.

Kryetari i SPAK-ut nuk është se ka ndonjë peshë të madhe sepse me ligjin e ri ka një lloj pavarësie. Më tepër ka peshë nga ajo që ne shqiptarët e kemi frikë qytetarin, në mënyrë automatike kushdo që të jetë. Se çfarë frike duhet të ketë psh, një biznesmen nga Edi Rama, por e kemi frikë ne kryetarin e qeverisë. Ne kemi frikë kryetarin e opozitës, le më të qeverisë. Shpresoj që Dumani të jetë rezultativ, ta dijë që me këtë sistem të ri drejtësie, sistemi italian nuk ka çfarë i bëjnë pushtetarët, aq më tepër nuk kanë çfarë i bëjnë opozitarë. Ishalla bën ndonjë…se kështu ka mbetur të themi tani, ishalla se kemi 30 vjet që vijmë vërdallë, ishalla kemi ndonjë rezultat” – tha Hila.

dritan hila dumani spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.