Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analisti i njohur përshëndet veprimin e Alibeajt dhe ‘plas’ deklaratën e fortë: Kambanë alarmi për Berishën që sillet si raporter i OSBE-ODIHR

21:47 / May 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha alibeaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dorëheqja e Alibeajt është një shembull përgjegjësie morale dhe një kambanë alarmi për Berishën”, kështu e cilëson analisti Agim Baçi dorëheqjen e kreut të komanduar të Partisë Demokratike, sipas të cilit Alibeaj tregoi edhe zgjidhjen.

“Mbajtja e përgjegjësisë edhe pse i komanduar dha dorëheqjen me përgjegjësi dhe dha zgjidhje duke u larguar nga berishizmi nëse demokratë duhet të bëhen bashkë dhe hapi zgjedhjet në PD”.  

Sipas tij, deklaratat e dy ditëve të fundit të Berisha janë tallje për demokratët, teksa i krahason ato si një imitim të dobët të deklaratave të Bashës.
“Kjo është një kambanë alarmi që duhet të vërë në pozitë Berishën që flet si raporter i OSBE ODIHR që numëron shkeljet në zgjedhjet dhe harron që ka përgjegjësi politike. Ishte ai që thoshte se do kthehej si Steve Jobs, ishte ai që garantoi se do ta bënte blu hartën e Shqipërisë. Tani del e denoncon. Imitim i dobët i deklaratave të Bashës dy vite më parë. Kjo është tallje me demokratët edhe thirrja e Metës në seli ishte për të koordinuar këtë qëndrim. Sali Berisha tregoi që në kulturën e tij njeh vetëm atë që do ai”.

Baçi thekson se Alibeaj ra në grackën e Sali Berishës, duke e lënë PD-në për një vit e gjysmë në mëshirë të negociatave me të.
“Alibeaj dorëheqjen e ka morale. I kushtoi më shumë vëmendje idesë që të merrej vesh me Berishën sesa të merreshin me partinë. Për një vit e gjysmë e la në mëshirën e negociatave të Berishës dhe është përgjegjësi politike. Kush mendon se do ta fusë në kurth Berishën gabon. Berisha i ka futur në kurth të gjithë dhe i ka përdorur të gjithë. Për një vit e gjysmë i dhanë të gjithë terrenin Berishës”.

Dhe në këto kushte fatura e përgjegjësisë për humbjen në zgjedhjet e 14 majit, sipas Baçit është e Sali Berishës.
“Ata nuk e kanë kuptuar që betejën e kishin me Berishën. Ka qenë gabimi i tyre politik. Aliabeaj foli vetëm muajt e fundit dhe hapi që i lanë zotit Berisha ishte që në gati 50 bashki ata nuk çuan kandidatë. Për mua ishte mençuria që solli grupi i Alibeajt që nuk futi në sherr demokratët, sikurse Berisha. Helmi mes demokratëve në dy nuk ka ndodhur as mes kundërshtarëve në 30 vite. Ishte një lëvizje e mençur. Sot fatura është e Sali Berishës. Berisha nuk mund të ankohet se PD ka votuar për kandidatët e Foltores. Mallakastra dhe Dimali kanë humbur për shkak të kandidatëve të foltores. Berisha pranon tërheqjen e atyre përballë. Deklarata e këtyre tre ditëve janë tallje e Berishës me demokratët”.

agim baci alibeaj Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.