Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Analisti serb zbulon planet e Rusisë me Kosovën: Putin po kërkon konflikt të përgjakshëm në Ballkan

20:44 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putini vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Serbi, Orhan Dragash, ka komentuar tensionin në veri të Kosovës, ku ka deklaruar se presionet ruse ndaj Serbisë janë të hapura dhe kanë për qëllim të hapin një krizë të re.

Sipas tij, “për Rusinë do të ishte ideale nëse kjo krizë e re ballkanike të ishte e armatosur dhe e përgjakshme, ndërsa Kosova, vendi ideal për një gjë të tillë.”

“Bëhet fjalë për presionin rus ndaj Serbisë që ekziston prej vitesh dhe për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, presioni po bëhet shumë më i fuqishëm, më i hapur dhe më e pamëshirshëm”, tha Dragash.

Ai shton se “vizita e dështuar e Lavrovit në Beograd dhe veçanërisht aktivitetet ruse gjatë krizës së javës së kaluar në veri të Kosovës janë vetëm dëshmi e dukshme se Kremlini po kryen një operacion të fortë hibrid kundër Serbisë, qëllimi i të cilit është të përdorë Serbinë për interesat e saj luftarake në Ukrainë dhe për konfliktin e saj me Perëndimin”.

Më tej, Dragash thekson për gazetën serbe “Danas”, se “Rusia, edhe pse ka vite që thotë se nuk ka asgjë kundër, në fakt nuk e do Serbinë në Bashkimin Evropian, dhe as në NATO dhe po punon për këtë në mënyrë sistematike dhe të organizuar, duke përdorur të gjitha resurset që ka”.

“Që kur e sulmoi Ukrainën, presionet ruse ndaj Serbisë janë të hapura dhe kanë për qëllim të hapin një krizë të re, së cilës Perëndimi do t’i kushtohej shumë më tepër dhe do të zvogëlonte përfshirjen e tij në mbështetjen e Ukrainës. Për Rusinë do të ishte ideale nëse kjo krizë e re ballkanike të ishte e armatosur dhe e përgjakshme, kurse Kosova është vendi ideal për një gjë të tillë”, thotë analisti serb.

Sipas analistit serb, ky është interesi real i Rusisë në raport me Serbinë, dhe kjo është pjesë e qëllimit të saj të luftës në Ukrainë.

“Çdo bisedë e mëtejshme për një lloj aleance, miqësie dhe vëllazërie është një fyerje për arsyen e shëndoshë”, shprehet ai.

Analisti serb shpjegon se kur u përshkallëzua problemi lidhur me targat dhe letërnjoftimet e serbëve, Rusia kreu një operacion masiv në vetëm në pak ditë për përhapjen e informacioneve të rreme dhe nxitjen e drejtpërdrejtë të konfliktit.

analisti serb ballkan putini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.