Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Analiza/ 6 arsye përse Barcelona beson te suksesi ndaj Realit në finalen e Superkupës

11:39 / January 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ansu fati fc barcelona 2021 22 1632716672 71718
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas disa ndeshjeve në të cilat loja e Barçës kishte ngritur dyshime, skuadra e Ksavit bëri një paraqitje shumë serioze kundër Osasunës dhe fitoi vendin e saj në finalen e Superkupës.

Katalanasit nuk ishin të shkëlqyer, por pozitive për ekipin e Ksavit ishte se ajo rikuperoi efektivitetin që dukej se kishte humbur prej kohësh. Për gazetën “Mundo Deportivo” janë një sërë arsyesh që Barça mund të arrijë te suksesi në finalen e së dielës kundër Realit.

PEDRI PËR FINALEN – Pak ditë më parë nuk ishte e qartë nëse mesfushori mund të ishte në dispozicion të Ksavit për Superkupën. Pedri u aktivizua ndaj Osasunës duke nisur nga minuta e 61-të dhe u pa i rikuperuar plotësisht. Me të në fushë loja u përmirësua në rrjedhshmëri sulmuese. Kontributi i tij kundër Realit, qoftë në fillim apo nga stoli është një lajm i shkëlqyer për Barçën.

KTHEHET LEVA – Lajmi tjetër i mirë është kthimi te goli i sulmuesit polak, diçka që dukej se e kishte harruar. Goli kundër Osasunës duhet t’i kthejë atij besimin që është çelësi për një sulmues.

GYNDOAN, MBRETI I ASISTEVE – Mesfushori gjerman dha asistin e shtatë të sezonit në gjysmëfinale kundër Osasunës dhe është vetëm një asist larg rekordit të vet personal (8, në sezonin 2018-2019 me Mançester Sitin). Lojtari gjerman mori pjesë aktive në lojë: dha asist, rikuperoi topa, goditi nga të dyja anët…

DE JONGU MË I MIRË – Mesfushori holandez u shpall më i miri i ndeshjes. Pa shumë bujë, Frenkie është kthyer sërish në një lojtar kyç për Barcelonën, pikërisht atëherë kur katalanasit kishin më shumë nevojë.

KAPITENI – Ai nuk është titullar, por kur Ksavi ka pasur nevojë ka bërë një hap përpara dhe ka qenë një vlerë e shtuar. Lojtar i gjithanshëm i kësaj Barçe.

LAMINE JAMAL – Edhe i riu duket se ka kapur përsëri ritmin e humbur. Me Kanselon e Rafinjën jashtë mund të jetë shansi i tij.

barcelona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.