Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA: Durrësi, Qarku që mund të përcaktojë fituesin e 25 prillit

20:34 / April 20, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa në shumë qarqe të Shqipërisë rezultati në numër deputetësh është i vështirë për t’u ndryshuar, qarku i Durrësit me 14 mandatet e tij ka dëshmuar përgjatë historisë së tranzicionit se ka ndryshuar preferencën e votave në mënyrë të tillë, që ka sjellë ndryshime të rëndësishme në rezultatin kombëtar.

Qarku i Durrësit ka prodhuar përmbysje të thella elektorale –ndoshta më shumë se çdo qark tjetër në historinë e Shqipërisë. Partia Socialiste kontrollon pushtetin lokal prej vitit 2007, por rezultati ka ndryshuar nga një fitore e pastër e PD-së në vitin 2009 në një fitore të thellë të PS në vitin 2017.

Ndërsa në vitin 2009, PD mori 7 mandate, LSI 1 dhe PS 5 mandate, në vitin 2017, PS mori 8 mandate, PD 4 dhe LSI 2 mandate.

Durrësi është edhe qarku më i debatuar sa i përket lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar, me grupe kriminale që dukshëm janë lidhur në zgjedhjet e viteve të shkuara me të dyja krahët e politikës shqiptare.

Në Qarkun Durrës, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak e Krujë zgjidhen 14 deputetë.

Të dhënat historike të votimeve në qarkun e Durrësit sugjerojnë që nëse pesë deri në dhjetë mijë banorë ndryshojnë drejtimin e votës së tyre, PS-së mund t’i bjerë një mandat dhe t’i kalojë opozitës. Por për shkak se opozita garon me dy parti, aritmetika zgjedhore mund ta penalizojë atë, duke ulur efikasitetin e një ndryshimi të mundshëm në krahun e votimit.

Partia Socialiste ka hedhur në zgjedhjet e 25 prillit pak a shumë të njëjtën amalgamë kandidatësh kontroversë që i dhanë rezultat pozitiv më 2017, ndërsa politikani vendës Lefter Koka, i cili më 2013 dhe 2017 garoi për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kësaj here garon në listën e Partisë Socialiste në pozicionin kyç, i shtati.

Menjëherë pas Kokës renditet Edi Rama, i cili synon të mbrojë rezultatin e vitit 2017 në këtë qark duke marrë tetë mandate, gjë që mund t’i japë edhe fitoren në rang kombëtar.

Por Rama është njëkohësisht kandidat edhe në Vlorë dhe pas zgjedhjeve, ai do të zgjedhë se kë prej qarqeve të përfaqësojë.

Lista e Ramës për Durrësin është blinduar edhe me figurat kontroverse Jurgis Çyrbja dhe Ilir Ndraxhi në Shijak si dhe Rrahman Rrajën nga Kruja.

Pjesa tjetër e listës së socialistëve plotësohet me Ana Dhamon, 36 vjeç, drejtoreshë rajonale e arsimit parauniversitar në Durrës, Artan Bitrin, 46 vjeç, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal në Peshkopi dhe më herët, drejtor te OSHEEE, Keida Bejaj, punonjëse në FSDKSH, Durrës, Arkend Balla, drejtor në Universitetin e Durrësit, Denis Deliu, ish-gardist, apo Klementina Meçi, e cila gjithashtu punon në FSDKSH-Durrës.

Demokratët e kanë hapur listën me Edi Palokën, për të vijuar me Agron Dukën, i cili është kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe ish- ministër i Partisë Socialiste në periudhën 2001-2005.

Merita Bakiu, një mësuese nga Kruja garon në vend të tretë, ndërsa Oerd Bylykbashi garon në vend të katërt. Në vend të pestë renditet Ferdinant Xhaferraj, ish-ministër demokrat dhe kryetar i PD-së në Durrës, ndërsa në vend të gjashtë, Andia Ulliri nga Kruja, 22 vjeç, e cila në CV-në e saj thotë se ka arsim të lartë dhe se ka punuar menaxhere në një firmë private. Igli Cara, ish-kryetar i PD në Durrës renditet i shtati dhe ka gjithashtu një CV lakonike. Ai thotë se ka studiuar biokimi dhe se ka punuar në administratë, biznes dhe ka qenë deputet.

Rezeart Tusha është kandidati më i debatuar deri tani nga listat e PD-së, pasi është akuzuar nga Partia Socialiste si subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Tusha nuk ka dorëzuar një jetëshkrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por në deklaratën e dekriminalizimit ai thotë se është përzënë nga Zvicra si emigrant i paligjshëm në vitin 1995. Tusha është banor i Shijakut.

Manjola Luku, e nënta në listën e PD është një farmaciste. Ajo pasohet nga Florian Tahiri, i cili ka studiuar ekonomi në Itali dhe Suedi dhe ka punuar në administratë publike dhe në biznes privat, ndërsa jep leksione me kohë të pjesshme në Universitetin Epoka.

Në vend të njëmbëdhjetë, PD garon me Agim Baçin, kritik letrar dhe gazetar, i cili prej vitesh punon si zëdhënës i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Lista vijon me Selman Temën, oficer policie në Krujë, Erzen Laçin nga Sukthi dhe Merita Dakovellin, avokate nga Durrësi.

LSI garon në vend të parë me Elona Gurin, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, ndërsa në vend të dytë gjendet Bahri Shaqiri, i cili ka ndryshuar mbiemrin dhe njihet më së shumti si ish-drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.(BIRN)

PS Vendbanimi CV NR PD Vendbanimi LINK CV
1 Milva Ekonomi Durrës LINK 1 Edi Paloka Tiranë LINK
2 Alban Xhelili Durrës LINK 2 Agron Duka Durrës LINK
3 Jurgis çyrbja Shijak LINK 3 Merita Bakiu Krujë LINK
4 Klodiana Spahiu Durrës LINK 4 Oerd Bylykbashi Durrës LINK
5 Ilir Ndraxhi Xhafzotaj LINK 5 Ferdinant Xhaferaj Durrës LINK
6 Rrahman Rraja Zezë/Krujë LINK 6 Andia Ulliri Krujë LINK
7 Lefter Koka Durrës LINK 7 Igli Cara Durrës LINK
8 Edi Rama Tiranë LINK 8 Rezeart Tusha Shijak LINK
9 Ana Dhamo Durrës LINK 9 Manjola Luku Shijak LINK
# Artan Bitri Tiranë LINK 10 Florian Tahiri Durrës LINK
# Keida Bejaj Durrës LINK 11 Agim Baçi Tiranë LINK
# Arkend Balla Durrës LINK 12 Blerina Reçi Durrës LINK
# Denis Deliu Fushwkrujw LINK 13 Selman Tema Krujë LINK
# Klemetina Meçi Durrës LINK 14 Erzen Laçi Sukth LINK
# Erjon Meka LINK 15 Merita Dakovelli Durrës LINK

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.