Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analiza / Dy ekspertë amerikanë tregojnë shkaqet e mundshme të tërmetit në Shqipëri

21:30 / November 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar e pa strehë si pasojë e një tërmeti të fuqishëm prej 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Kjo lëkundje është shoqëruar edhe më një seri të vazhdueshme goditjesh më të vogla, të cilat janë ndier edhe në Kosovë.

Gjithë kjo tragjedi që ka prekur Shqipërinë ka nxitur ekspertë të sizmologjisë të analizojnë gjithë situatën dhe goditjet sizmike që e kanë përfshirë këtë vend.

Doktori amerikan i shkencave, Ross Stein, dhe Volkan Sveilgen kanë publikuar një analizë të përbashkët në “Tamblor” rreth tërmetit fatal që e ka goditur Shqipërinë.

Në pjesën e parë të kësaj analize, dy shkencëtarët kanë treguar për numrin e viktimave dhe shkatërrimin që ka ndodhur si pasojë e tërmetit, megjithatë theksojnë se gjendja mund të ishte edhe më e keqe.

Këtë e kanë thënë teksa kanë përmendur faktorët fizikë dhe pasojat që kishte lënë në Shkup në vitin 1963 një tërmet i cili ishte edhe më i vogël se ky që e ka goditur Shqipërinë.

Në korrikun e vitit 1963, tërmeti prej 6.1 ballësh që e kishte goditur Shkupin la të vdekur 1070 njerëz, të lënduar deri në 4 mijë, më shumë se 200 mijë banesë dhe kishte shkatërruar rreth 80 për qind të qytetit.

Përveç të tjerash, kanë folur edhe për goditjet më të dobëta të cilat kanë pasuar pas tërmetit 6.4 ballësh, duke thënë se ky lloj aktiviteti është i pazakontë dhe që nuk e bën më të lehtë parashikimin e tërmetit.

Ndërkohë kanë bërë edhe një lidhje mes tërmetit prej 6.4 ballësh, që epiqendrën e pati në afërsi të Tiranës, dhe atij që kishte ndodhur pranë qytetit të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë pas një periudhe kohore prej 6 orësh, me fuqi prej 5.4 ballësh.

Dy ekspertët thonë se kjo mbase mund të jetë e rastësishme, por nëse bëhet një lidhje, atëherë një gjë e tillë do të mund të jetë shkaktuar nga valët sizmike të tërmetit që e goditi Shqipërinë pasi ato shpërndahen me minuta të tërë.

Teksa kanë kaluar nëpër histori të tërmeteve, ata thonë se burimi i tërmetit që e ka goditur Shqipërinë është si pasojë e ngjeshjes tektonike të kores së Tokës, që shtrihet nga jugu i Kroacisë deri në Greqi. Kjo ngjeshje e kores së Tokës, siç kanë theksuar ata, është e dukshme edhe në tkurrjen që është bërë në sipërfaqen e Tokës pas matjeve me GPS dhe gjithashtu nga historia e tërmeteve të mëdha që kanë ndodhur në rajon. Sipas tyre, Ballkani Jugor ka aktivitet më të lartë sizmik se Italia.

Në këtë analizë të tërmetit që e ka goditur Shqipërinë, dy ekspertët amerikanë kanë krijuar një hartë, në të cilën tregojnë se si zonat në afërsi të bregdetit në Durrës, Thumanë e Lezhë janë zona toke të ngopura me ujë, të papërforcuara dhe të dobëta e të cilat gjenden përreth epiqendrës së tërmetit 6.4-ballësh.

Këto zona të dobëta tronditen katër herë më shumë se pjesët e tjera pasi që toka e tyre është shndërruar pothuajse në gjendje të lëngshme dhe që s’mban asgjë e që si pasojë, një gjendje e tillë e dheut, kur pëson tronditje, shkakton edhe shembje dhe fundosje të ndërtesave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.