Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analiza e DW: Ngërçi ekonomik godet tregun e punës në Gjermani

13:22 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1731842965x70699448 1004 858
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GJERMANI- Tre vjet me radhë numri i të punësuarve në Gjermani shënoi rritje të vazhdueshme. Por me fundin e verës mori fund edhe ky zhvillim pozitiv. Duket se pasojat e vështirësive ekonomike këtë vit po reflektohen edhe në tregun e punës në Gjermani, i cili për vite pavarësisht lëkundjeve ekonomike ishte mjaft i konsoliduar. Zyra Federale e Statistikave në Gjermani bën të ditur, se në tremujorin e tretë të këtij vit në Gjermani gati nuk ka pasur një rritje të vendeve të reja të punës në Gjermani, i referohet agjencia e lajmeve, DPA kësaj zyre federale.

Sektori me më shumë punësime

Nga korriku deri në shtator ka pasur 46.1 milionë vetë të punësuar në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Kjo do të thotë vetëm 23.000 vende pune më shumë se pranvera, që në gjuhën statistikore nënkupton stanjacion. Po të marrësh parasysh edhe efektet sezonale, numri i të punësuarve ka rënë me 0,1% ose 45.000 vetë.  Këtë gjendje Gjermania nuk e ka pasur që nga viti 2021.

Në përgjithësi më shumë punësime ka pasur në sektorin e shërbimeve, raporton Zyra Federale, kurse në industri janë regjistruar 73.000 vende pune më pak. Edhe në sektorin e ndërtimit ka rënë punësimi brenda një viti me 30.000 vetë. Ndërkohë që trendi i rënies së vetëpunësimit ka vazhduar në Gjermani. Numri i tyre, përfshirë edhe familjarët që ndihmojnë, ra me 0,6% në 3.8 milionë vetë./DW

dw gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.