Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Analiza e Gjimshitit: Luajta më mirë me Anglinë. Vlera jonë do shihet me Poloninë e Hungarinë

22:47 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjimshiti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berat Gjimshitit mendon se Shqipëria nuk duhet vlerësuar as nga dy fitoret kundër Andorrës e San Marinos, e as nga humbja kundër Anglisë. Në një intervistë të dhënë për ” Ora News”, mbrojtësi i kuqezinjve ka treguar besimin e tij se vlerat e vërteta të Shqipërisë do të kuptohen më mirë në ndeshjet ndaj skuadrave të Polonisë e Hungarisë në shtator.

“Pjesa e parë mendoj se ishte e vështirë, jo sepse na e bëri të vështirësi skuadra kundërshtare por vetë nuk arritëm të krijojmë raste. Në pjesën e dytë, ishte shumë më ndryshe dhe në fund kanë rëndësi 3 pikët.

Besoj që taktikisht, trajneri ndryshoi, luajtëm me 3 sulmues, që shkonte shumë më mirë besoj. Kishim më shumë hapësira sepse ata mbuloheshin më mirë në fillim. Pastaj besoj se krijuam shumë raste dhe kemi mundur të bëjmë edhe më shumë gola.

Ndeshja më e mirë? Individualisht besoj se me Anglinë, edhe pse kam bërë disa gabime, ishte ndeshja më e mirë sepse në ndeshjet me Andorrën dhe San Marinon nuk kam patur shumë punë në rolin difensiv. Peng për këto 3 ndeshje? Peng ka gjithmonë për t’u përmirësuar kur nuk e arrin kurrë majën, kur nuk ecën më përpara. Janë gjëra për t’u përmirësuar dhe do të punojmë për të vijuar t’i përmirësojmë.

 Në këto tre ndeshjet, sigurisht ishin dy që duhet të fitoheshin me Andorrën dhe San Marinon, ndërsa me Anglinë ishte pak më e vështirë. Po prapë besoj që me këto ndeshjet e ardhshme me Poloninë dhe Hungarinë do të shikojmë të marrim maksimumin sepse aty do të shihet vlera e Shqipërisë”, deklaroi Gjimshiti.

analiza gjimshiti polonine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.