Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Analiza e REL: SHBA-ja dhe Meksika po përgatiten për një krizë emigrimi

21:05 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA Meksike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha më 8 maj se do ta diskutonte krizën e migracionit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, para se të hiqen këtë javë kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës kur ishte përhapur fillimisht COVID-19.

Gjatë video-telefonatës së planifikuar më 9 maj mes liderëve të SHBA-së dhe Meksikës do të diskutohet për “emigracionin, fentanilin dhe bashkëpunimin për zhvillim”, u tha Lopez Obrador gazetarëve. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur dy vendet po përgatiten për një valë të mundshme emigrantësh në kufirin e tyre të përbashkët.

Së fundi, administrata e Bidenit është përgatitur për një rritje potenciale të numrit të emigrantëve, pasi që kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës së ish-presidentit Donald Trump, të njohura si “Titulli 42”, do të hiqen më 11 maj.

Këto kufizime ia lejonin SHBA-së largimin e emigrantëve, për arsye të shëndetit publik shkaku i pandemisë COVID-19, pa ua lejuar mundësinë e aplikimit si azilkërkues. Që nga marsi i vitit 2020, raportohet se ky ligj është përdorur mbi 2.8 milionë herë për t’i dëbuar emigrantët.

Por, më 11 maj, kur shpallja e emergjencës publike shëndetësore shkaku i COVID-19 të hiqet, edhe këto kufizime do të hiqen. Tani, sipas disa vlerësimeve, kufirin e SHBA-së pritet që të tentojnë ta kalojnë deri në 10 mijë emigratë cdo ditë pas 11 majit.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë të votojnë Aktin e Sigurimit të Kufirit në po të njëjtën ditë, më 11 maj. Ky projektligj prej 213 faqesh ringjall një sërë politikash të ish-presidentit Trump, si ndërtimi i barrierave përgjatë qindra kilometrave të kufirit me Meksikën.

Ky projektligj, që synon edhe shkurtimin e një programi që u jep emigrantëve mundësinë që të qëndrojnë në SHBA, do të ndikonte edhe te refugjatët ukrainas. Por, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Biden do ta përdorë veton ndaj këtij projektligji.

emigrimi meksika SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.