Xhaketa e Verdha supozohej se do ta vrisnin Emmanuel Macron, por ata mund të përfundojnë duke e bërë atë më të fortë.
Nuk dukej kështu në dhjetor. Një ditë pas protestave të dhunshme në Paris, presidenti francez po inspektonte dëmtimin e monumentit të Harkut të Triumfit, ku protestuesit e Xhaketave të Verdha e kishin shkaktuar dëme, kishin thyer statuja dhe dëmtuar pikturat me llak.
Macron dukej i shumë i zymtë, ndërsa përshëndeti policët, teksa ishte tallur nga disa protestues, të cilët i bënin thirrje që të zbriste. Ai u largua pa bërë një deklaratë publike. Dëmet e shkaktuara folën për të.
Kjo ditë shiu dukej si një pikë më pak për presidencës së Macron. Një lider që dikur premtonte, u nis për në takimin e G-20 në Buenos Aires vetëm për të treguar se një nga monumentet më të famshme të Francës ishte dëmtuar dhe dhjetëra dyqane luksoze u goditën.
GJendja ishte duke u përkeqësuar akoma shumë. Gjatë ditëve të ardhshme, popullariteti i Macron do të fundosej edhe më poshtë. Mes protestave të vazhdueshme, një grup protestuesish të Xhaketave të Verdha në Francën jugore do të simulonin ekzekutimin e tij me gijotinë dhe një grup tjetër do të hynte në një ministri me një pirun (eksvatorri që shërben për të tërhequr pesha të rënda).
Kundër këtij sfondi, u bë e modës të shprehej se Macron, si një fenomen politik, kishte përfunduar. Një komentues i Financial Times paralajmëroi shpresëdhënës të tjerë demokratë për mësimet e “humbjes” politike të Macron. Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ishte hidhëruar së fundmi me homologun francez, shprehej në Tëitter se protesta u shkaktua nga pakënaqësia e marrëveshjes së klimës së Parisit, të cilën Macron kishte mbrojtur dhe më pas e kishte përdorur “për ti kënduar” Trumpit. Anketuesit kanë nënvizuar me egërsi ngjashmëritë midis shifrave që flisnin pro Macron dhe atyre të paraardhësit të tij François Hollande, presidentit më pak popullor në historinë e Francës pas luftës. “Macron, ëndrra e thyer e një Franke me influencë”, shkruante në një editorial e përditshmja ekonomike “Les Echos”.
Pavarësisht nga zemërimi që po drejtohet kundër tij, Macron përballet me zero shanse për t’u detyruar të largohet nga posti përpara se mandati i tij të përfundojë në vitin 2022. i mbrojtur nga institucionet e Republikës së Pestë, që mbajnë stabilitet mbi të gjitha, dhe fakti se partia e tij qendrore mban një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, ai ka më së shumti tre vjet në dispozicion për të korrigjuar trashëgiminë e tij. Kjo është një kohë e gjatë në një epokë të sunduan nga cicërimat (tweet), ciklet e lajmeve shumë të ngarkuara dhe përçarje të vazhdueshme.
E dyta ishte se lëvizja e Xhaketave të Verdha – e cila nuk ka udhëheqës të identifikueshëm, strukturë organizative apo axhendë të unifikuar – mund të bëhet po aq e lehtë për t’u kthyer në një përgjegjësi për kundërshtarët e Macron. Dhe presidenti, paradoksalisht, mund të jetë fituesi i madh.
Kjo është pikërisht ajo që duket të ndodhë. Të mërkurën e kaluar, Ingrid Levavasseur, një infermiere 31-vjeçare dhe figura e moderuar e lëvizjes së Xhaketave të Verdha, njoftoi se do të kryesonte një listë prej 10 kandidatësh për të kandiduar gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në maj.
Orë më vonë, një sondazh i kompanisë së sondazheve “Elabe” mati se sa mbështetje kishte grupi i Levavasseur dhe a mund të shpresonte të mblidhte në votimet e ardhshme vota për listën e Xhaketave të Verdha. Sondazhi tregonte 13 për qind, duke i bërë Xhekatat e Verdha partinë e tretë më popullore të Francës, përpara Jean-Luc Mélenchon me lëvizjen “Franca e Papërkulur”.
Ndërsa partia e Macron humbi disa pika gjatë protestave të Xhaketave të Verdha, viktimat e vërteta ishin politikanët të cilët brohorisnin me zë të lartë kundër establishmentit: Marine Le Pen dhe Mélenchon.
Partia e Le Pen humbi 3.5 pikë përqindje ndaj Xhaketave të Verdha, grupi i majtë i Mélenchon humbi 1.5 pikë dhe konservatori Laurent Ëauquiez një pikë. Nga të gjithë konkurrentët, grupi i Macron-it, i cili po ecën së bashku me partinë e qendrës “MoDem”, doli në krye me 22.5 përqind të votave të pritura, sipas Elabe. Një tjetër sondazh nga IFOP la të kuptohet se ka një rezervuar të thellë ku Xhekatat e Verdha mund të mbështeten: 41 përqind e të anketuarve thanë se do të konsideronin votën e tyre në zgjedhje.
Baza e Macron është gjithnjë e imunizuar ndaj joshjes së zemërimit të Xhaketave së Verdhë. Por e kundërta është e vërtetë për Mélenchon, një ish-ministër socialist, i cili është shndërruar në një mbrojtës të zjarrtë të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Para se të dilnin sondazhet, Mélenchon kishte shpërthyer duke thënë se ai ishte “i hipnotizuar” nga Eric Drouet, një figurë udhëheqëse e lëvizjes së Xhaketave të Verdha. Për këtë ai bëri edhe një postim në Facebook. Megjithatë, Drouet, një shofer kamioni, i cili është pyetur nga policia për inkurajimin e protestuesve për të sulmuar pallatin presidencial të Elysee, nuk ia ktheu dashurinë e Mélenchon. Duke injoruar politikanin, Drouet hodhi poshtë çdo përpjekje nga grupet kryesore për të bashkë-zgjedhur lëvizjen e tij dhe inkurajoi mbështetësit që të mos votonin. Shumë prej tyre, duke pasur një zgjedhje, treguan se do të zgjedhin Xhaketat e Verdha mbi Mélenchon. Macron duhet të ketë qenë i kënaqur.
Kritikët e presidentit, të cilët nuk kanë mungesë ndjeshmërie për protestuesit e dhunshëm, u tronditën. Një lëvizje e zjarrtë për prishjen e presidencës së Macron (e lindur vetë nga një përçarje historike e partive kryesore të Francës) ishte gati të prishë partitë që kishin punuar më shumë për të gjykuar simpatitë e saj. Kjo nuk ishte aspak ajo se si gjërat duhej të dilnin jashtë skeme.
Pas nxjerrjes së sondazheve të para, reagimi i menjëhershëm nga “baza” e lëvizjes – për aq sa mbështetësit e saj në Facebook mund të përshkruhen si të tillë – ishte për të sulmuar Levavasseur, refuzuan pjesëmarrje në sistemin zgjedhor dhe për të kërkuar shpëtim në protesta të tjera si dhe postimet e rrjeteve sociale.
Maxime Nicolle, një përdorues popullor i YouTube, “Kalorësi Fluturues” dhe figurë e lëvizjes, akuzoi Levavasseur për “tradhti” të lëvizjes duke u përpjekur ti fusë Xhaketat e Verdha në një process demokratik. “Le të jetë e qartë, zgjedhjet evropiane kanë të bëjnë me qëndrimin brenda sistemit,” tha ai në video, që deri të enjten e kaluar ishte shikuar më shumë se 113.000 herë. “Po bën pikërisht të njëjtën gjë që kemi bërë për 40 vitet e fundit”.
Në faqet e njohura “Xhaketat e Verdha” në Facebook, reagimet ndaj shpalljes së një partie të Xhaketës së Verdhë ishin me shumicë dërrmuese negative.
“Nuk diskutohet fare. Lista e Verdhë nuk ka mbështetjen time”, tha një përdorues. “Ajo që unë mund të shoh është se ju po tradhtoni qindra apo mijëra njerëz që besuan në ju”, tha Nicolle. Drouet, i cili kishte reaguar ndaj njoftimit duke shkruar “OK, OK …”, postoi një sondazh në Facebook duke pyetur nëse Xhaketat e Verdhë donin të bënin një listë politike (pothuajse të gjithë thanë “jo”) dhe nëse donin të botonin një deklaratë duke thënë se lëvizja Levavasseur nuk i përfaqëson ata (pothuajse të gjitha thanë “po”).
Ndërkohë përkrahja për Xhaketa të Verdha, megjithëse ende e lartë, po bie. Nëse 68 për qind e francezëve mbështetën lëvizjen në dhjetor, 56 për qind ende mbanin flamurin në janar, sipas një sondazhi nga OpinionËay për LCI. Mbështetja në rënie është përkthimi në pjesëmarrje më të ulët për protestat e Xhaketa të Verdha, me 69,000 njerëz që shfaqen të shtunën për “Akti 11” kundrejt 87,700 fundjavën e kaluar, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Brendshme. Numri i arrestimeve për sjellje të dhunshme është gjithashtu në rënie, megjithëse çdo ditë e re e protestave sjell debate të reja në formën e shfaqjeve antisemite dhe sulmeve ndaj gazetarëve.
Për kundërshtarët e Macron-it, dëmi është bërë tashmë – Xhaketat e Verdha i ka grabitur atyre një pjesë të popullaritetit. Presidenti, nga ana e tij, ka marrë sfidën e Xhaketave të Verdha si një përpjekje për të ringjallur presidencën e tij nëpërmjet një sërë konsultimesh në stilin “toën hall” dhe të një “Debati të Madh Kombëtar”.
Duke u mbështetur në dhuntinë e tij për një ligjërim të gjatë, një Macron më i hollë dhe i lodhur ka mbajtur skenën për më shumë se gjashtë orë në të njëjtën kohë në paraqitje të shumta përpara zyrtarëve lokalë në javët e fundit. Ngadalë, pikët e tij kanë filluar të rriten: së pari nga pesë pikë, pastaj një shtesë prej katër pikësh deri sa arriti në 31 për qind, sipas një sondazhi të publikuar të premten nga BVA.
Megjithatë pikët për Presidentin mbeten dëshpëruese. Një thirrje për një grevë të përgjithshme nga Drouet dhe mbështetur nga sindikata CGT mund ta bënte Presidentin sërish me ankth dhe dëshpërim të thellë. Por ka ende shpresë për presidentin, “dorëzimi ” i të cilit mund të shpallet paksa më shpejt.
PERKTHYER NGA POLITICO PER TIRANANEWS