NGA DAVID M. HERSZENHORN
Ai me të vërtetë donte ta thoshte.
Zyrtarët e BE thanë se nuk kishte mesazh të koduar – ose dredhi më të madhe taktike – në komentet provokuese të Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk për Brexit të mërkurën.
Tusk tronditi shumë Britaninë e Madhe duke sugjeruar se ka një “vend të veçantë në ferr” për zyrtarët britanikë, të cilët premtuan se ishte e mundur të linin BE-në, pa e ditur se si ta arrijnë atë.
Vërejtja e tij, në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel, erdhi një ditë përpara se kryeministrja britanik Theresa Maj të vinte në kryeqytetin europian për takime në të cilat ajo pritet të kërkojë rinegociimin e marrëveshjes së Brexit që u refuzua në mënyrë dërrmuese në nëntor nga Parlamenti britanik.
Komenti i Tusk për “ferrit” ishte goditja e lamtumirës, pas një keqardhje të madhe – një koncesion në shumë mënyra – se nuk ka njeri në udhëheqjen politike në U.K, të gatshëm të përpiqet të ndalojë largimin e vendit Bashkimi Europian. Në vend të kësaj, tha ai (Tusk), përparësia kryesore duhet të jetë parandalimi i një skenari shkatërrimtar pa marrëveshje.
Por ishte komenti për ferrin që bëri që zyrtarët britanikë dhe disa kommentatorë ta krahasojnë Presidentin e Këshillit Europian, një ish kryeministër polak tepër i sjellshëm, me djallin me pirun në dorë, ose më keq akoma.
Zyrtarët afër Tusk thanë se reagimi ndaj zemërimit të tij ishte i gabuar. Ai vetëm po fliste atë që medonte.
“Ishte një shprehje e sinqertë e zhgënjimit të tij të thellë ndaj situatës, ne gjejmë veten tani në mes të rrëmujës “, tha një zyrtar, duke hedhur poshtë hamendësimet për motivet e mëtejshme të Tusk si teori konspiracioni.
Tusk u ndal veçanërisht te inati që drejtohet shpesh ndaj Brukselit. “Ai nuk fyen votuesit britanikë – aspak – nuk është faji i tyre”, tha zyrtari. “Janë njerëzit që i udhëhoqën, ose i mashtruan ata.”
Zyrtarët dhe diplomatët e BE në Bruksel dhe në të gjithë kontinentin kanë thënë se një votim nga Parlamenti që kërkon disa ndryshime sa i përket ndihmës ndaj Irlandës së Veriut nuk kanë ndryshuar asgjë.
Udhëheqësit e BE në dhjetor thanë se nëse deri në maj nuk bëhen disa ndryshime substanciale në linjat e kuqe ndaj Britanisë së Madhe, nuk kishte asgjë që mund të bënin më tepër përveçse të vënë në zbatim traktatin e rënë dakord në nëntor.
Zyrtarët e BE-së nuk janë të bindur se ndryshimet e sugjeruara për ndihmë, duke përfshirë një datë të skadimit të klauzolës së daljes nga Unioni, do të ndryshonin mjaftueshëm matematikën në Parlamenti britanik. Kryeministrja May insiston për të kundërtën, por besueshmëria e saj ka vuajtur në javët e fundit. Së pari, ajo shtyu një votim ratifikimi pasi këmbëngulte për disa javë se do të shkonte përpara dhe do të fitonte. Pastaj ajo miratoi një amendament duke kërkuar rinegociim pasi tha vazhdimisht se marrëveshja e rënë dakord është oferta më e mirë e mundshme dhe nuk mund të riparohet.
Gjatë gjithë procesit të Brexit, Tusk ka qenë shumë i përfshirë në këtë çështje. Në një moment, ai citoi disa rreshta të këngës “Imagjinoni” të John Lennon, duke thënë se ndoshta ai është një ëndërrimtar me shpresën se U.K do të ndryshojnë mendjen.
Komenti “ferri” nuk ishte në shaka, madje as e vogël. Me pak më shumë se 50 ditë për të shkuar përpara afatit të vendosur për Brexit, zyrtarët e BE-së janë thellësisht të brengosur për rreziqet e një rezultati negativ dhe ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar të arrijë ndonjë lloj konsensusi kombëtar – jo vetëm për ndihmë por në aspektin e asaj që vendi dëshiron një marrëdhënie të ardhshme.
Ndonëse kishte sugjerime mes kritikëve të Tusk, se deklarata e tij mund të ketë qenë një lutje e maskuar për dikë në qeveri që të fillojë të shtyjë për një referendum të dytë, në Bruksel u konsiderua si një gjest realist i dorëzimit – vajtimi i një njeriu për të cilin Brexit është ferri i tij i gjallë.
PERKTHYER NGA POLITICO PER TIRANANEWS