Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analogjia me Abaz Aliun, Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve

13:05 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi baba mondi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarjae LSI-së Monika Kryemadhi nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjvetha se dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita, pasi sipas saj tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Ajo bëri një analogji mes situatës së sotme politike dhe Abaz Aliut, ditëlindja e të cilit është sot bashkë me festën e Sulltan Novruzit.

“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues.
Tashmë, dhe diçka tjetër mund t’iu them përsa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Kjo festë, vijoi Kryemadhi është dita e demokracisë njerëzore. “Mesazhi im është shumë i thjeshtë, 22 marsi është dita e Sulltan Novruzit, por është në fakt edhe dita e demokracisë njerëzore sepse Abaz Aliu luftoi për demokraci njerëzore, ashtu edhe sikurse në 22 mars u vendos shumë kohë më përpara pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri. Kështu që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, ku çelin lulet pafundësisht, mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën, kështu që në këtë ditë kaq të mrekullueshme, në këtë ditë të ringjalljes të shumë vlerave unë ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, bektashinjve shumë më shumë nga të gjithë sepse ata janë ata që e festojnë dhe që e gëzojnë, por edhe të gjithë shqiptarët sepse bashkëjetesa fetare është ajo, e cila i ka bërë shqiptarët popullin më të veçantë. Siç është kjo bashkëjetesë fetare, të jetë dhe bashkëjetesa e shumë vlerave të tjera, të cilat kanë nevojë”, tha ajo.

E pyetur për rikandidimin e Erion Veliajt për kryebashkiak të Tiranës, përgjigja e saj ishte kjo: “I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Novruzi, nesër flasim për Erionin dhe ça ka mbrapa Erionit”.

Kryemadhi mandateve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.