Debati se cili është më i miri në botën e futbollit nuk ka të ndalur teksa çdokush ka të preferuarin e tij. Së fundmi, trajneri Karlo Ançeloti është përfshirë në këtë temë duke përzgjedhur CR7 si më të mirin.
Ançeloti dhe Ronaldo kanë përjetuar një eksperiencë te Real Madrid, duke fituar edhe Ligën e Kampionëve. I ftuar në emisionin Tiki Taka, tekniku italian është shprehur se kuptohet lehtësisht se Ronaldo është më i mirë se të tjerët.
“Nuk ka ndodhur kurrë t’i them që të mos luajë sepse është një futbollist më i zoti se të tjerët. Nuk ka nevojë të jesh shkencëtar për ta kuptuar këtë fakt”, u shpreh 61-vjeçari.
