Real Madrid është gati për sezonin e ri në La Liga. Ndeshja e parë do të zhvillohet në fushën e Alaves të shtunën në mbrëmje, duke filluar nga ora 22:00. Trajneri i ekipit spanjoll, Carlo Ancelotti ka prekur disa tema të ndryshme në prononcimin për mediet, mes tyre edhe Leo Messi.

“Më ka befasuar largimi i Messit. Ai ka qenë një flamur i Barcelonës që kur ishte i vogël, por çdo futbollist mund të ndërrojë fanellë. E respektoj vendimin e klubit, por edhe të Leos. Ne duhet të konkurrojmë me Barcelonën për të fituar titullin.

Me apo pa Messin, katalanasit mbeten një nga skuadrat më të mira në botë. PSG? Nuk është e pamundur të sfidohemi me ta. Reali im i ka kartat për t’u përballur me çdo kundërshtar, nuk kam asnjë dyshim në lidhje me këtë gjë.

Skuadra më pëlqen shumë, pasi ekziston një miksim i mirë midis lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Reali është i mbushur me entuziazëm. Mbappe? Nuk më duket korrekte të flas për lojtarët që nuk janë këtu. Merkato mbyllet me 31 gusht.

Të shohim se çfarë do të ndodhë sa i përket afrimeve dhe largimeve, por e përsëris: jam i kënaqur me kontingjentin që kam në dispozicion, më pëlqen skuadra që drejtoj. Richarlison? E dua shumë, është një sulmues i madh, por kartonin e tij e zotëron Evertoni“, përfundoi Ancelotti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here