Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”. Ai bëri bujë goxha të madhe me historinë e tij me Jasminën. Uljet-ngritjet e tyre pushtuan rrjetin si edhe skandalet apo kunjat me njëri-tjetrin.
Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrentin e pamë në ekran në një emision veror si prezantues dhe duket se pejanit 24 vjeçar i pëlqen shumë bota e televizionit.
Sipas burimeve të , IconStyle, Andi Artani ka pranuar të jetë pjesë e Big Brother Vip.
Në një nga intervistat e tij në Kosovë, ai nuk e kishte eleminuar si mundësi dhe u shpreh se e tërhiqnin formate të tilla.
Andi është super aktiv edhe në rrjetet sociale si Twitter dhe Instagram, por në këtë të fundit gjithmonë rrëmben vëmendjen me foto sexy duke ekspozuar trupin e tij muskuloz. Përveç fotove janë edhe “captions” e tij , të cilat tërheqin ndjekësit.
Pejani gjithmonë është prezantuar si një djalë, i cili ja di vlerat vetes. Kujtojmë se ai që në hyrje të emisionit u prezantua si “hackeri i femrave” dhe pati nga një takim me pothuajse të gjitha vajzat prezente. / IconStyle