Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Andi Bushati: Basha dhe Kryemadhi janë shantazhuar nga ndërkombëtarët. Ja pse ata nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën

19:11 / January 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bushati A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Top Talk”, u diskutua dhe për rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri. Kujtojmë që vitin e kaluar opozita e bashkuar zhvilloi shumë protesta shpeshherë të shoqëruara edhe me dhunë për të rrëzuar qeverinë Rama.

Andi Bushati hodhi një hipotezë se partitë opozitare mund të jenë shantazhuar nga strukturat ndërkombëtare, ndaj i dhanë “fre” aksionit të tyre politik, e cila shoqërohej në të shumtat e rasteve me protesta për të rrëzuar qeverinë aktuale.

“I vetmi version që mund të japë pa fakte por me intuitë, është një presion i madh i ndërkombëtarëve dhe një kartë shantazhuese që mund të kenë kundër tyre .Sepse të votohesh nga elektorati jot për një rrugë dhe t’i të bësh një rrugë tjetër në praktikë do të thotë që t’i të kesh tradhtuar zgjedhësit e tu. Ka një thënie shumë të bukur Albin Kurti, i cili ka bërë çdo gjë radikale që mund të bëhet në politikën e një vendi. Ai thotë një shprehje “Kurrë nuk jam shantazhuar as nga Europianët as nga Amerikanët për rrugën që është e pastër”, sepse të shantazhojnë duhet të kenë diçka për të shantazhuar”, tha analisti Bushati.

Ai u shpreh në studio se në situatën e ndodhur sot opozita e ka të vështirë për ta mundur qeverinë aktuale. Ai ngriti kritika për opozitën duke thënë se ata nuk kanë bërë një formim radikal dhe të mbanin një qëndrim të tillë në momentin që i dogjën mandatet. Gjithashtu Bushati u shpreh se me ndihmën e parave të oligarkëve, ndihmën e krimit dhe të gjithë bashkitë e vendit në shërbim të tij, Kryeministri Edi Rama është deri diku i pa rrëzueshëm.

“Këto në këndvështrimin tim janë premtime që bëheshin si gënjeshtrat aty për atyshme, po të shikosh frekuencën e tyre bëhen dy, tri ditë përpara mitingjeve. Me idenë që këtë herë do ta rrëzojmë dhe do të  mblidhen sa më shumë. Nga njëra anë për mua një regjim siç e quaj unë këtë të Edi Ramës, sot nuk është turp që nuk mund ta përmbysësh dot as me protesta as me rrugë të dhunshme as me gjë tjetër ”u shpreh Andi Bushati.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, opozita do të ishte e gatshme të rivalizonte partinë aktuale e cila është në krye. Përgjigja e Bushatit ishte e prerë jo, sepse sipas tij, në këto kushte që jemi qeveria Rama është e pakonkurrueshme.

Andi Bushati Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.