Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Andi Bushati dhe Ilir Meta përplasen ashpër për Dvoranin: I mirë kur ju dha pafajësinë për videon me Dritan Priftin

22:56 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta dvorani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja e Presidencës me Ardian Dvoranin për Gjykatën Kushtetuese ishte një nga pyetjet me të cilat u përball kreu i shtetit në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”. Gazetari Andi Bushati tha se Meta ka dy standarde për Dvoranin gjykatës i trupës që dha vendimin për çështjen e videos me ish-ministrin Dritan Prifti dhe Dvoranin anëtar i Gjykatës së Lartë.  

Bushati: Pse iu qepe me bukë në torbë Dvoranit?

Presidenti Meta: Ardian Dvorani është një keqbërës, këtë nuk e ndryshon asnjë çertifikatë që ai ka marrë. Keqbërjen e tij e ka çertifikuar Komisioni i Venecias, për çdo veprim që ai ka bërë me qëllim për lënien e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti atë e ka denoncuar në SPAK me fakte konkrete.

Bushati: Ti thuash Dvoranit keqbërës, kur ju gjykoi për videon Meta-Prifti nuk ishte keqbërës. Kur vendimet e këtyre ju vijnë në favor, këta janë burra të ndershëm.

Meta: Çfarë të bëja? Të thoja jam fajtor?

Bushati: Dvorani i mirë kur është pro meje, i keq kur është kundër. E kam te dy standardet. Kur ju ka dhënë ju pafajësinë.

Meta: Ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese. Ka nxitur tjetrin të shkojë të bëjë betim te noteri. Është përgjegjës për këto.

Bushati: Problemi është te dy standardet. Nëse është i shitshëm dhe i bleshëm, atëherë kjo korrupton edhe vendimin që ka dhënë për ju.

Meta: Shko hape çështjen nga e para.

Bushati Dvorani Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.