Andi Bushati thotë se Edi Rama është i vetmi politikan shqiptar që nuk dorëhiqet.
Analisti shprehet pro zgjedhjeve të parakohshme ku nënvizon se ato duhet të kryhen pa Edi Ramën si kryeministër.
I ftuar në News24, Bushati tha duhet që të hiqet ky pushtet.
“Ne duhet të dimë se cilat janë prioritetet e Shqipërisë.
Po na thuhet që prioritet i prioriteteve është reforma në drejtësi. Në vizionin tim kjo reformë në drejtësi me institucionet e zgjedhura po tregon se është një reformë që po pëson trysninë e ndikimin e një pushtetit autoritar.
A kemi objektiv një reformë të pastër, atëherë hajde heqim pushtetin autoritar. Të shkohet drejt një qeveri teknike, me një program të caktuar dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.
Shqipëria është futur në ngërç. Nuk njoh një politikan tjetër të lartë që nuk ka dhënë dorëheqjen, me Fatos Nano, me Sali Berisha. Kemi një politikan si Edi Rama që ka 21 vjet në pushtet dhe nuk jep dorëheqjen”, deklaroi Bushati.
