Prezantuesja braziliane e programit “E diela shqiptare”, Andresa Ambrosio duket se do të marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas 9 vitesh qëndrimi në Shqipëri, Andresa do të pajiset me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e një shtetase shqiptareje.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo në emisionin “Thumb”. “Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare”-u shpreh Andresa e lumtur.