Presidenti Bajram Begaj ka dënuar firmosjen e aktit për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia.
Në një postimi në Twitter, kreu i shtetit e cilëson një shkelje të përsëritur ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve ndërkombëtare, sipas tij, është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.
“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.”