Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet ditën e mërkurën me ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë.
Sipas deklaratës së NATO-s, takimi vjen pasi të dy vendet deklaruan synimet e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj jave. “Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për në NATO të mërkurën” tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi më herët sot me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm.
Udhëheqësit janë planifikuar më pas të takohen me presidentin amerikan Joe Biden të enjten.