Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka artikuluar shkurt e qartë, atë që sipas tij është qëllimi kryesor i Sali Berishës, motivet pse do Partinë Demokratike në një kohë që është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja duke shkuar deri aty sa e ka konsideruar një “puç” prej se cilit e humbur del vetë partia.
Bejko tha se në “luftën” me Berishës dhe Lulzim Bashës, ky i fundit është treguar i kursyer, madje flet edhe për një “marrëveshje” me Amerikanët. SHBA-ja donte përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por sipas Bejkos, pas ndërhyrjes së Bashës është arritur vetëm pezullimi i tij “deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore”.
Bejko shkon edhe më tej, deri aty sa Berisha e ka planifikuar rikthimin në krye të PD-së, që në momentin që ka vendosur Lulzim Bashën si kryetar i partisë se themeluar prej tij.
“SHBA nuk toleruan, e vetmja gjë që bënë ishte që toleruan që Berisha të pezullohej vetëm nga grupi parlamentar të PD-së, se ata kërkonin përjashtimin nga grupi. Me ndërhyrjen e Bashës dhe të personave të tjerë se Amerika kërkonte nxjerrjen nga grupi parlamentar. Basha mund ta largonte Berishën nga partia, sic ka bërë Berisha dhe PD-ja e përqafoi berishizmin, Basha e ka kursyer.
Berishës nuk po i dhimbset PD, por se e kuptuan se ç’duan demokratët, ata duan ardhjen në pushtet dhe të demokatizojnë PD dhe duke i krijuar një shtyllë ideologjike të qëndrueshme ku do të derivojnë dhe franskione të tjera. Berisha e kishte ndarë që kur vendosi Lulzim Bashën, e parashikoi që mund t’i ndodhte, por ai e mendoi si plan B dhe që tha “Kurrë mos thuaj kurrë”. Berisha ishte gati, plani i tij ishte që të merrte PD, Foltoret e para kanë dobët, pastaj në Vlorë dhe në Fier artikuloi një gjysmë projekti politik që rrugës mori projektin politik, i duhet patjetër Berishës PD, si një bunker, që po u arrestuan ndonjë truk me SPAK do të konsiderohet si sulm politik, një arrestim politik, për t’i treguar që të mos e nxirrnin më nga politika.
Amerikanët me Bashën dhe Ramën në reforma ishin më korrekt, Berishës i duhet PD se do jenë 4200 delegatë, tha se do jenë edhe 10 mijë të tjerë afër, ky është stili i Berishizmit, Berisha nuk ka operuar në asnjë mbledhje pa pasur njerëz jashtë, presioni i turmës, s’mund të bëhen verifikime në Kuvend. Ai ka organizuar puc nga fillimi në fund”, tha Bejko.