Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së bën deklaratën e fortë: Zgjidhja më e mirë për Partinë Demokratike është që të “divorcohet”

20:20 / December 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1616930285 SeliaePD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko u shpreh se “zgjidhja” më e mirë për partinë është që të ndahet në dy parti se sa të vazhdojë përçarja brenda partisë. Sipas Bejkos zgjidhja më e mirë është që kjo parti të “divorcohet”.

Ndërkohë lidhur me Kuvendin e PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Bejko tha se pas kësaj Basha duhet të analizojë atë që ndodhi për të korrigjuar vetveten. 

”PD është një aset kombëtar. Pak rëndësi ka nëse Berisha e njeh apo jo PD. PD është në legjitimitetin e vetë pasi sapo janë mbyllur zgjedhjet për kryetar. Basha ka dalë aty si pasojë e vullnetit Kombëtar. Uroj që kjo situatë të kapërcehet në mënyrë më të mirë të mundshme që PD të mos ndahet dhe të jetë e bashkuar.

Më mirë të ndahen partia dhe të jenë dy parti të djathta se sa të ketë përçarje përbrenda. Është më mirë të divorcohen.

Te Berisha nuk kishte transparencë. Unë isha në Gjirokastër këto 2 ditë dhe Klevis Balliu para 3 ditësh tha se të gjithë delegatët u janë shtypur mandatet. Berisha arriti një “gjysmë qëllimi” për të treguar që ishte shumicë, duke treguar mbështetjen.

Çështja është që Basha të analizojë atë që ndodhi në stadium dhe të korrigjojë vetveten dhe të kuptojë pse demokratët ishin të mërzitur dhe të korrigjojë vetveten. Konfliktit i duhet dhënë fund dhe Basha ka për detyrë të paraqesë projektin e vetë politik. Në aspektin e parë se çfarë propozon ai për partinë. Duhet ti ofrojë demokratëve një parti demokratike që nuk u është dhënë për shkak të berishizmit. Basha duhet të ketë një projekt për qytetarët shqiptare. E treta duhet të heq çdo hije që ka marrë në të shkuarën, duhet të tregojë që mbi interesat personale janë ato të demorkatëve.

Berisha do të mbajë të karikuar dhe të pengojë çdo lloj iniciative nga PD zyrtare dhe të mbajë të karikuar mbështetësit e vetë. Çdo veprim i Berishës është nul. Ne do të donim ta kishim në gjirin tonë, për shkak të impaktit që ka te demorkatët. Berisha nuk është zgjidhja e krizës në PD, por ai është shkaktari.

PD pas kuvendit të datës 18 duhet të materializojë projektin e vetë.”, u shpreh Bejko.

bejko deklaraten keshilli kombetar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.