Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, tha se nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të marrë mandatin dhe të hyjë në parlament do të thotë se e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve. Më tej Malko tha se strategjise ‘nuk do të njoh’ zgjedhjet do të ishte vetëvrasje.
“Si ‘de jure’ si ‘de facto’ PD i ka pranuar zgjedhjet. Jemi akoma në kuadrin e fjalëve, pasi nuk kemi parë asnjë veprim praktik. Nuk kam pas kurrë dyshim se do të njihej rezultati i zgjedhjeve. PD ka pasur një eksperiencë të gjatë dhe rezultati i vetëm që mori ishte një qëndrim i aleatëve që nuk e mbështetën asnjëherë në këtë kauza. Të vazhdosh me strategji se nuk njoh zgjedhjet do të ishte vetëvrasje. Deklarata që beteja, vazhdon përkthehet edhe me një gjë tjetër që Basha nuk e ndjen veten përgjegjës për humbjen dhe se dëshiron që të jetë kryetar i PD-së. Është pranim i drejtpërdrejtë. Do marri mandatin të hyjë në parlament, do të thotë se ke njohur rezultatin. Njohja e zgjedhjeve nuk është më çështje PD-së, është tagër i një institucioni të caktuar me ligj që është gjykata. PD po hyn në parlament, do të thotë se po njeh zgjedhjet”, tha Malko për Report Tv.