Gjermania po përballet me një numër të lartë personash të infektuar dhe humbje jetësh. Masat e marra anti-covid vazhdojnë të jenë prezente dhe të forta.
Kancelarja e vendit Angela Merkel, ka marrë disa herë vendime të vështira në lidhje me situatën pandemike. Por, ditën e sotme ka ndodhur një incident i vogël me maskën pas një seancë parlamentare.
Episodi i referohet disa ditëve më parë, kur Merkel foli para Bundestagut duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.
“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm,” tha Kancelarja në 11 Shkurt.
Pastaj në fund të fjalimit ajo u kthye të ulej në vendin e saj, duke lënë maskën personale në foltore. Sapo vuri re harresën, Merkel shpejt u kthye për të marrë përsëri maskën, por veprimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, duke bërë videon virale.
