Do të jenë vetëm 500 copë që do të hidhen në treg, me një çmim prej 189 euro, të arushit me tiparet e kancelares gjermane Angela Merkel.
Kështu një kompani bavareze ka menduar të nderojë kancelaren në ditët e fundit të mandatit të saj, pas 16 vitesh në drejtimin e Gjermanisë.
Pikërisht numri 16 i kësaj serie do t’i dhurohet vetë kancelares.
Teddy bear, që është i gjatë 38 centimetra, ka modelin e flokëve, xhaketën e kuqe dhe pozat e duarve, tipike të Merkel.