Simon Charles Dorante-Day, thotë se ai trashëgimtari i vërtetë i fronit, pasi prej vitesh pretendon se është djali jashtëmartesor i mbretit Charles III dhe Camilla. Ditët e fundit në faqen e tij në Facebook është shfaqur një fotomontazh kurioz, në të cilin shfaqet një foto e tij krahas asaj të dy prindërve të dyshuar biologjikë për të nxjerrë në pah ngjashmëritë.
Inxhinieri me nëntë fëmijë, Simon Charles Dorante-Day lindi në Mbretërinë e Bashkuar, më saktë në Hampshire në vitin 1966, por disa muaj pas lindjes së tij një familje angleze e adoptoi dhe më pas u shpërngul në Australi.
Sipas rindërtimit të fakteve, gjyshërit birësues Winifred dhe Ernest punonin si kuzhinier dhe kopshtar në Pallatin Buckingham. Vajza e dy kolegëve dhe bashkëshorti i saj adoptuan Simon Charles kur ai ishte vetëm 18 muajsh.
Simon Charles ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Sidneit që të kryejë një test të ADN-së që nga viti 2018, një mundësi që gjithmonë është mohuar. Sipas Simonit, Charles dhe Camilla do ta kishin konceptuar atë kur ishin shumë të rinj; kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18, shumë përpara martesës së Charles me Dianën.
Pikërisht për këtë arsye dhe për të shmangur skandalin e një fëmije jashtë martese, mbretëresha Elizabeth do t’ia kishte besuar foshnjën një familjeje të besuar. Dhe, përsëri sipas Simon, ajo do të punonte gjithashtu për të siguruar që familja e re të jetonte pa probleme në Australi, sa më larg nga Londra. Gjithçka potencialisht e mundshme, përveç faktit që Princi i ri Charles u takua zyrtarisht me Camilla vetëm në 1970.
