Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Angli/ Tropojani kërkohet nga SPAK, Gjykata e Ekstradimeve i jep liri me kusht

17:46 / July 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar me urdhër arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO,  i arrestuar në Londër do të ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht.

Nga dokumentet e para të këtij procesi ekstradimi  prej Top Channel Alban Gjidiaj 28 vjeç, i kërkuar si pjesë e grupi kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria në Angli ka fituar lirinë me kusht kundrejt një pagese prej 5.000 stërlinash.

Westminster Magistrates vendosi se krahas garancisë monetare atij i është vendosur në këmbë një pajisje elektronike monitorimi njohur si “tag”.

Përfshi paraqitjen çdo të shtunë në stacionin policor të Colindale dhe mosndërrimin e adresës së banimit në  Cockfosters Road, Barnet, në veri të Londrës.

Kërkesa e drejtësisë shqiptare për të ekstraduar Alban GJIDIAJ do të shqyrtohet nga kjo gjykatë me 4 dhe 5 Dhjetor.

Ai do të arrestohej në Londër më 30 Janar 2025.

Në Gusht 2024 përmes operacionit ‘Inkorporimi’ prokurorët e SPAK dhe Agjentët e BKH në bashkëpunim ne skuadrën operacionale arrestuan në Tiranë tre persona.

U sekuestruan një sasi armësh të cilat fshiheshin nëpër mobilie e dërgoheshin me furgonë drejt Anglisë.

Arsenali i armëve të sekuestruara përbëhej prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.

Në këtë operacion në Tiranë u arrestuan Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.

Tre të tjerë u shpallën në kërkim dy prej të cilëve njëri në Kolumbi dhe tjetri në Londër tashmë të arrestuar si pjesë e kësaj dosje.

Po për këtë hetim në Kolumbi për qëllim ekstradimi në Shqipëri është prangosur Almir Gjidiaj vëllai i Alban Gjidiajt.

angli ekstradimeve GJKKO Gjykata spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.