Në listën e sanksioneve të Britanisë së Madhe është shtuar edhe emri i manjatit rus të gazit dhe ish-presidentit të Chelsea-t, Roman Abramovich.
Oligarku rus ka qenë në Britaninë e Madhe për dy dekada. Por tani, ai figuron në listën e ngrirjes së aseteve.
Abramovich përballet me një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se nuk mund të ketë “strehime të sigurta për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”.
Roman Abramovich, oligarku rus më i njohur i Britanisë, mori drejtimin e klubit të futbollit Chelsea në 2003 dhe tha se do ta shesë klubin dhe të ardhurat neto do t’i shkojnë familjeve të viktimave në Ukrainë.
