Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anglia mbjell 130 mijë drunj për të luftuar ndryshimin e klimës

21:05 / May 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tree planting
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria angleze ka thënë që më shumë se 130 mijë drunj do të mbillen në qytete dhe qyteza të ndryshme të këtij shteti me qëllim që të luftohet ndryshimi i klimës.

Dhjetë milionë funte do të sigurohen përmes granteve të fondit “Sfida Urbane për Drunjtë” gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Ky plan, i cili do të administrohet nga Komisioni i Pyjeve, do të jetë i hapur për individët, autoritetet lokale, shoqatat bamirëse dhe organizatat joqeveritare. Përmes granteve do të mbulohen shpenzimet për blerjen e drunjve dhe kujdesin për ta për tri vjet pas mbjelljes.

“Drunjtë janë jetikë në luftën kundër ndryshimit të klimës, prandaj ne duhet të lëvizim më shumë dhe më shpejt për ta shtuar mbjelljen e tyre”, tha Michael Gove, ministër i mjedisit, përmes një deklarate.

Drunjtë e mbjellur e kufizojnë dëmin e shkaktuar nga ndryshimi i klimës sepse ata e thithin dioksidin e karbonit. Për më tepër, ata e përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, i lidhin më tepër ata me mjedisin e jashtëm, e pakësojnë zhurmën, zvogëlojnë rrezikun nga vërshimet dhe krijojnë hapësira të gjelbra.

Sir William Worsley, i cili vitin e kaluar u zgjodh nga qeveria si kampion i mbjelljes së drunjve, tha se përfitimet nga ky veprim janë të panumërta. Ai tha: “Drunjtë janë gjaku i jetës së kombit tonë dhe ne duhet të sigurohemi që ata të jenë të rrënjosur jo vetëm në fshatra, por edhe në qytete”, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

130 mije Anglia drunje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.