Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar skuadrës ishullore të tregojë epërsinë e saj duke shënuar me Maguire.
Takimi mes Anglisë dhe Shqipërisë është i vlefshëm për Grupin I. Një sfidë e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.
