Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Anija superluksoze 1 mld paund që do presë gratë dhe të dashurat e lojtarëve anglezë në botërorin e Katarit!

00:03 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anija me te dashurat dhe lojetaret britanike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kupa e Botës në Katar po afron, ndërsa pritet të dhurojë një spektakël madhështor. Mediat britanike raportojnë se gratë dhe të dashurat e lojtarëve anglezë do të akomodohen në një anije luksoze, 1 miliard paund, e cila tashmë është nisur për në Doha. 

anija

Por ndërsa bashkëshortet dhe të dashurat e yjeve të futbollit do të provojnë luksin e anijes luksoze MSC World Europa, të kompletuar me qendrën e saj tregtare, sallonet e bukurisë dhe shumë facilitete të tjera, thuhet se lojtarët nuk do të lejohen të hyjnë.

Anija e lundrimit ka 6 pishina, 14 xhakuzi me pamje nga oqeani dhe rrëshqitësin më të gjatë në det të quajtur The Venom Drop për të argëtuar të ftuarit gjatë ndeshjeve.

1 2

Anija gjithashtu ofron një zonë ku luhet basketboll, pistë patinazhi dhe disko, që do të thotë më shumë  mundësi argëtimi. Ndërsa ushqimin do ta shijojnë në 13 restorante të ndryshme.

2 1

Po kush do jetë i pranishëm në këtë anije?

Paketat fillojnë nga 6,000 £ për familjet e futbollistëve. Anna Modler, 24 vjeç, e cila është në lidhje me mbrojtësin Eric Dier, përflitet se është në mesin e tyre.

anna modler

Georgina Irwin, 26 vjeç, e cila është fejuar me portierin Aaron Ramsdale, 24 vjeç.

georgina irwin

E dashura e Phil Foden, Rebecca Cooke, 22 vjeç, thuhet se është ndër ato që kanë shprehur interes për të qëndruar në të së bashku me familjen e asit të Manchester City.

Phil Foden rebeca

Fern Maguire, gruaja e Harry Maguire, pritet gjithashtu të zhvendoset në Lindjen e Mesme për të mbështetur burrin e saj gjatë turneut, i cili fillon në nëntor.

harry maguire

E dashura e Jack Grealish, Sasha Attwood, gruaja e Harry Kane, Katie Goodland, gruaja e Jordan Pickford, Megan Davison, e dashura e Jarrod Boëen, Dani Dyer dhe gruaja e Harryt, Fern, janë disa nga partnerët e skuadrës angleze të futbollit.

jack grealish sasha attwood

Në Katar ka rregulla strikte për alkoolin, por për shkak se MSC World Europa është ‘off-shore’, ata që janë në bord mund të pinë shampanjë pa frikë nga pasojat ligjore.

‘Anija është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar. Është si një pallat lundrues, kjo është arsyeja pse shumë nga gratë dhe familjet e lojtarëve morën shpejt paketat që organizoi Federata e Futbollit.

Për shkak të faktit se anija është jashtë bregut, mysafirët mund të pinë një pije dhe të kënaqen pa u shqetësuar se mos shkelin rregullat strikte të Katarit”, tha një person i brendshëm i anijes lundruese.

anija katar kupa e botes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.