Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anila Hoxha zbardh dosjen: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamin

10:14 / May 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault sd 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende. Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët. Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij. Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.

anila hoxha Durim Bamin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.