Prej kohësh ajo është pjesë e stafit të kryeministrit Rama si një gazetare dhe imazh i televizionit ERTV.
Anjeza Maja, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus,ka treguar më shumë në lidhje me punën e saj më të re dhe gjithashtu edhe për marrëdhënien me kryeministrin Rama.
E pyetur nga moderatorja Evi Reci reth marrdhenies ne pune me kryeministrin Rama, Anjeza u shpreh: “Në fakt është një staf i tërë i cili kujdeset për pjesën e imazhit. Vetë kryeministri nuk ka shumë kohë të merret me të gjitha klipet, sepse ka edhe punë më të rëndësishme, por sigurisht janë ndarë direktivat në fillim dhe më pas ndiqen nga i gjithë stafi. Nëse duhet të nxirret një video, një lajm apo një rast i zgjidhur në faqen e kryeministrit, duhet të jetë i situr mirë, të shihet mirë . Rasti duhet të jetë i saktë, duhet kuptuar mirë nga të gjithë, t’ju vlejë të gjithëve. Ka çdo gjë pjesën e vet dhe duhet të kurohet mire dhe të shihet ajo që ne duam të përcjellim”
